Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.af.org.sa/ar/node/3457
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Gazeta el-Hajah1 bëri një publikim lidhur me përgjigjen e Shejkh Salih bin Muhamed el-Luhejdanit, të cilën ai e dha kur u pyet në lidhje me dërgimin në shqyrtim gjykimin e sportit të grave në këshillin konsultatitv (parlament). Shejkhu u përgjigj se kjo vepër nuk është e lejuar, se nuk i përket këshillit konsultativ që ta shqyrtojë këtë, dhe se në vend të kësaj i përket konsultimi Komisionit të Fetvave, të cilët kanë të drejtë për këtë. Gazeta el-Hajah citoi deklaratën e këshillit konsultativ, të cilët shkruajtën:
”Fetvaja e Luhejdanit nuk na intereson, dhe nuk është asgjë për t’u shqetësuar.”
Në këtë mënyrë të pahijshme. Shejkh Salih el-Luhejdan nuk është i vetëm në dhënien e kësaj fetvaje. Dijetarë të tjerë kanë dhënë më parë të njëjtën fetva që është publikuar dhe shpërndarë. Gazeta ose nuk e di këtë ose ata kanë injoruar vendimet e dijetarëve, sikurse të Shejkh Salih el-Luhejdanit.
Edhe pse nuk ka pasur një fetva të mëparshme rreth kësaj, nuk i përket këshillit konsultativ që ta shqyrtoj çështjen. Kjo i përket Komisionit të Fetvave. Në këtë vend, njerëzit e paautorizuar nuk duhet të futen në fusha të njerëzve të tjerë në mënyrë që kaosi të mos shpërthen. Pyetja është e rregulluar dhe secili është i obliguar që ti përmbahet fushës së tij.
Salih bin Feuzan el-Feuzan
20/6-1435
1Nr. 18/6-1435 ose 18/4-2014