Imam el-Kadii Alij bin Alij bin Muhamed bin ebil-‘Izz ed-Dimeshkij
Burimi: Sherh Akideh et-Tahauijeh, fq. 178-179
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thotë Allahu (Azze Xhel):
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 42:11
Ky ajet nuk ka për qëllim mohimin e cilësive të Allahut, ashtu siç pretendojnë pasuesit e bidateve.
Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë!) në “el-Fikhul-Ekber” (fq. 15, 31 dhe 32) thotë: “Allahut nuk i përngjason asnjë nga krijesat e Tij dhe asnjë krijesë nuk i përngjason Atij…”
Më tej, vazhdon duke thënë: “Cilësitë e Tij janë ndryshe nga cilësitë e krijesave; Allahu di ndryshe nga dituria jonë, Allahu ka fuqi ndryshe nga fuqia jonë, Allahu sheh ndryshe nga të parit tonë.”
Kurse, Nu’ajm bin Hamad ka thënë: “Kush e përngjason Allahun me ndonjë cilësi sikurse të krijesave të Tij, ai ka bërë kufër. Kush mohon ndonjë cilësi të Allahut me të cilën Ai e ka përshkruar veten e Tij, ai ka bërë kufër. Dhe nuk ka përngjasim në asnjë prej cilësive të Allahut me ato të krijesave të tij.”
Is’hak bin Rahoja ka thënë: “Kush e përmend ndonjë cilësi të Allahut duke e përngjasuar atë cilësi me ndonjë prej cilësive të krijesave të Tij, ai është mohues ndaj Allahut të Lartësuar.”