Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq.160-161
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Feuzi el-Bahrejni thotë:
“Kur Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) thotë:
“Feja që është ndërtuar mbi besimin e zemrës, është baza e besimit, ndërsa veprat e dukshme janë degë, dhe ato janë plotësim i besimit.” Nuk e ka për qëllim se veprat janë kusht i plotësimit të besimit, që d.m.th. se nëse mungojnë veprat mbetet besimi. Dmth nëse robi e ka bazën e besimit, ai patjetër duhet që ta plotësojë atë me degët. Pra degët janë plotësim i besimit.”1
Shejkh-ul-Islam sqaron qartë se besimi është baza dhe veprat janë degët e tij dhe plotësim i tij. Ai tha në mënyrë specifike se feja ndërtohet në besimin e zemrës (edhe njohuritë e saj dhe gjendjen e saj). Atëherë vjenë ky gënjeshtar i dështuar dhe përpiqet të shtrembërojnë fjalët konkrete të Ibnu Tejmijes duke thënë:
“Ibn Tejmijeh thotë se feja përbëhet nga baza dhe degët, jo se veprimet janë kusht për një besim të përsosur apo degët e besimit. Janë Murxhiat e sotëm që thonë se besimi mbetet, ose është ende i vlefshëm, nëse veprimet mungojnë. Kjo nuk është ajo që Ibnu Tejmijeh ka për qëllim.”
Kush thotë se Ibnu Tejmijeh ka thënë se veprat janë kusht për plotësinë e besimit? A kam thënë kështu? A kanë thënë vëllezërit e mi Shejkh Ahmed nen-Nexhmi, Shejkh Zejd bin Muhammed el-Medkhali, Shejkh Muhammed bin Hadi el-Madkheli, Shejkh Ubejdi, Shejkh Salih es-Suhejmi ose në një tjetër Selefi në Meke apo Medine ndonjëherë se veprat janë kusht për plotësinë e besimit? Dëshmoje këtë përmes librave të tyre, kasetave dhe mësimeve.
1 El-Burkan, fq. 17