Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush refuzon të hyjë në xhenet?

Alameh Muhamed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi:http://olamayemen.com/Dars-999

Ligjërata: eth-Thebat ala es-Sirat el-Mustakim jakun bil-Ilm

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ne e lavdërojmë Allahun që na ka lehtësuar për ne që të jemi Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah. Betohem në Allahun se kjo është një begati madhështore; kjo është më e mirë se tërë bota dhe gjithçka që ajo mban.

Profeti  ka thënë:

”I tërë umeti im do të hyjë në xhenet përveç atyre që refuzojnë.” Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut! Kush refuzonë? ”Ai tha: ”Ai që më bindet mua hyn në xhenet dhe ai që më kundërshton refuzon.” 1

Kur sahabët (radijAllahu anhum) dëgjuan këtë, ata besonin se njerëzit do të refuzojnë vullnetarisht hyrjen në xhenet. Si rezultat, ata e pyetën duke thënë:

”O i dërguari i Allahut! Kush refuzon?”

Kush është ai që refuzon të hyjë në xhenet kur t’i thuhet atij që të hyjë në të? Atëherë i dërguari shpjegoi kuptimin e kësaj dhe tha:

”Ai që më bindet mua hyn në xhenet dhe ai që më kundërshton refuzon.”

Do të thotë veprat e të cilit e parandalojnë atë nga hyrja në xhenet. Pra kapja për sunneti është një arsye shumë e madhe për të hyrë në xhenet dhe për t’i shpëtuar xhehenemit.


1 Bukhariu 7280

Shpërndaje: