Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Nurun aled-Derb” (20 B)
www.perlatmuslimane.com
Është tërësisht në rregull që gruaja ta zbukurojë veten e saj nëse ajo është me gra të tjera për aq kohë sa nuk ka frikë nga sprovat. Burri nuk duhet ta ndalojë atë, sepse zbukurimi është prej natyrshmërisë së grave; kjo madje i përket edhe natyrshmërisë së burrave. Burri gjithashtu pëlqen të veshë rroba të mira dhe e njëjta gjë vlen edhe për gruan.
E nëse ekziston rreziku që të ketë burra që mund ta shohin atë, apo nëse ka mundësi që disa gra ta përshkruajnë atë para burrave të tyre, në këtë rast zbukurimi ndalohet.
Mirëpo, nëse nuk ekziston rrezik i tillë, atëherë burri nuk ka kurrfarë të drejte ta ndalojnë atë për t’u zbukuruar para shoqeve të saj, përderisa ajo zbukurohet në mënyrë normale.