Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1023)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kam dëgjuar se kafsha e cila therret për akika nuk ka kushte, ndërsa kam lexuar se duket se ajo ka të njëjtat kushte si kurbani. Unë dëshirojë që pyetja të detajohet.”
Përgjigje: “Akika është përshkruar nga shumë hadithe nga i dërguari salAllahu alejhi ue selem. Asnjë prej këtyre haditheve nuk përmendin ndonjë kusht nga ato kushtet që përmenden në lidhje me kurbanin. Megjithatë, disa e krahasojnë akikën me kurbanin, kështu edhe kushtet e saj. Megjithatë, ne kemi një qëndrim të mesëm ndaj analogjis, kijasit, dhe gjendemi në mes të atyre që mohojnë analogjinë, e cila bëhet nga Dhahirijjeh, dhe ata që ekzagjerojnë analogjinë, e cila bëhet nga Hanefitë dhe ata që ndjekin metodologjinë e tyre. Dëshmitë tona për këtë çështje janë fjalët e Imam esh-Shafi’iut:
“Analogjia është një nevojë dhe përdoret vetëm në raste urgjente.”
Kur ne lexojmë të gjitha këto hadithe të shumta lidhur me akikën pa gjetur se ajo ka të njëjtat kushte si kurbani, apo edhe një tregues i këtyre kushteve, ne themi:
“Ajo që nuk është përmendur është anashkaluar.”
Nëse Allahu nuk përmend asnjë kusht, përveç se akika duhet të bëhet në ditën e shtatë, dhe se dy qengja duhet të flijohen për një djalë dhe një qengj për një vajzë, kështu që ne nuk duhet t’i vëmë ndonjë kusht shtesë akikës duke e krahasuar atë me kurbanin. Pse jo? Sepse, analogjia është një dispozitë për të cilin ne nuk kemi nevojë.