Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushtet e veshjes së gruas muslimane

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 39-216
el-Mektebeh el-Islamijjeh dhe Dar Ibn Hazm, 1417/1996.
Shkurtuar dhe përgatitur nga: www.perlatmuslimane.com

1 – Mbulimi i gjithë trupit, pos asaj që është përjashtuar (fytyra dhe duart). 

Thotë Allahu (i Lartësuar):

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.” 33:59.

Ibn Abbasi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Gjatë Haxhit të Lamtumirës, një grua erdhi nga Hath’am tek i dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) për ta pyetur diçka. el-Fadl bin Abbasi ishte pas profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe fillojë ta shikojë dhe ajo ishte një grua e bukur. Pastaj i dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selam) ja largoi kokën në anën tjetër.” [1]

Kajs bin Ebi Hazim ka thënë: “Unë hyra tek Ebu Bekri (radija Allahu anhu). Ai ishte një burrë i gjatë dhe i bardhë. Afër tij qëndronte (gruaja e tij) Esma bint Umejs. Edhe ajo ishte një grua e bardhë duart i kishte me tatuazhe nga koha e xhahiljetit …” [2]

Ndërsa el-Baxhi ka thënë: “Lejohet që të shfaqet vetëm fytyra e saj.”

Kurtubiu thotë: “Gruaja nuk duhet të shfaq asgjë nga bukuria e saj, përveç asaj që duket, si: fytyra dhe duart.”

Ibn Hazmi ka thënë: “Është transmetuar në formë autentike se, nuk është e ndaluar që gruaja të shfaq duart dhe fytyrën e saj.”

Është konfirmuar se shumica e dijetarëve besojnë se mbulimi i fytyrës, nuk është i detyrueshëm, gjë të cilën e përmend edhe Ibn Rushdi në librin e tij “el-Bidajeh”. Të këtij mendimi janë: Ebu Hanife, Malik, esh-Shafi’i dhe një transmetim nga Ahmedi. Ndërsa Tahaviu e thekson se, këtë mendim e kanë edhe dy nxënësit e Ebu Hanfies (Ebu Jusuf el-Ansari dhe Muhammed bin el-Hasan esh-Shejbani).

2 – Që rrobat e saj të mos jenë të dekoruara.

Allahu (i Lartësuar) ka thënë:

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا

“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme.” 24:31.

Ndërsa profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Mos pyesni për tre persona: Ai i cili largohet nga xhemati, është i pabindur ndaj udhëheqësit të tij dhe vdes si i tillë. Një skllav ose një skllave i cili ikën nga pronari i tij dhe vdesin si i tillë. Dhe një grua, burri i së cilës nuk është prezent, edhepse është e furnizuar, ajo e zbulon veten e saj!” [3]

El-Alusi ka thënë në Ruh-ul-Ma’ani (6 / 56): “Unë mendoj se, ajo që konsiderohet bukuri (për gruan) që është e ndaluar të shfaqet. Një prej gjërave që nuk duhet shfaqur është shalli që shumica e grave e veshin sot. Ato zakonisht janë prej mëndafshi dhe kanë ngjyra të ndryshme. Jo vetëm kaq, por ato janë edhe të qëndisura nga ari dhe argjendi që shpojnë syrin e njeriut.”

3 – Që rrobat e saj të mos jenë të tejdukshme.

Umm Alkameh bint Ebi Alkameh ka thënë: “E kam parë Hafsa bint Ebi Abdirr-Rrahman bin Ebi Bekr duke hyr tek Aisha. Ajo kishte veshur një mbulesë të hollë dhe të tejdukshme. Kurse Aishja ja grisi atë duke i thënë: A nuk e di se çfarë Allahu ka shpallur në suretun-Nur? Pastaj ajo urdhëroi që t’ia sjellin Hafsas një mbulesë tjetër.”

4 – Që rrobat e saj të jenë të gjëra.

Usame bin Zejd ka thënë (kuptimi):

“I dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) më dha një veshje, e cila nuk ishte e tejdukshme të cilën e kishte marrë dhuratë nga Dihjeh el-Kelbi. Unë ja dhashë pastaj atë gruas time. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) më pyeti: < Pse nuk e vesh rrobën të cilën ta dhurova? > Unë i thashë: Ja kam dhuruar atë gruas time. Atëherë ai më tha: Urdhëroje që ta vesh një mantel (rrobë që vishet mbi krahë) mbi petkun e saj, sepse kam frikë se forma e trupit të saj do të shfaqet.” [5]

Esh-Shaukanij në lidhje me këtë hadith thotë: “Hadithi është dëshmi se është obligim për gruan që të mbulojë trupin e saj me një veshje që nuk e shfaqë formën e trupit të saj”. [6]

5 – Që rrobat e saj të mos mbajnë erë parfumi.

Ebu Musa el-Esharij transmeton se i dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Gruaja e cila vë parfum dhe kalon në afërsi të burrave që ata ta ndiejnë aromën e parfumit të saj, ajo është zinaqare.” [7]

Zejneb eth-Thakafijjeh ka treguar se profeti (sal Allahu alejhi ue selam) ka thënë:

“Nëse ndonjë nga gratë shkon në xhami, ajo nuk duhet as t’i afrohet parfumit.” [8]

6 – Që veshja e saj të mos i ngjasojë veshjeve të burrave.

Ebu Hurejra ka thënë: “Idërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) mallkoi burrin i cili vesh rroba të grave dhe gruan që vesh rrobe të burrave.” [9]

7 – Që veshja e saj të mos i ngjasojë veshjeve të grave jobesimtare.

Abdullah bin Amr bin el-As ka thënë:

“I dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) më pa mua me dy veshje të verdha. Dhe më tha: Këto janë nga rrobat e jobesimtarëve, andaj mos i vesh më ato.” [10]

8 – Që veshja e saj të mos të mos jetë tërheqëse (që të zgjon interes) [11]

Ibn Umeri ka treguar se i dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kushdo që vesh një veshje për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, Allahu do ta vesh me një veshje të poshtërimit në Ditën e Gjykimit dhe pastaj e futë atë në zjarr.” [12]


[1] el-Buhari, Muslim, Ebu Davud, en-Nesai, Ibn Maxheh, Malik dhe el-Bejhaki.

[2] Et-Tabarij, Et-Tabarani dhe Ibn Sad dhe zinxhiri i tij është autentik.
[3] el-Hakim dhe Ahmedi dhe zinxhiri i tij është autentik.
[4] Ibn Sad.
[5] ed-Dija, Ahmed dhe el-Bejhaki me një zinxhirë të mirë.
[6] Nejl-ul-Eutar (2/97).
[7] en-Nasai, Ebu Davud, et-Tirmidhi, el-Hakim, Ahmed, Ibn Huzejmeh dhe Ibn Hibani dhe zinxhiri i tij është i mirë.
[8] Muslim, Ebu Auneh, Ebu Davud, et-Tirmidhi, en-Nasai dhe Ibn Maxheh.
[9] Ebu Davud, Ibn Maxheh, el-Hakim dhe Ahmedi i cili thotë se ky hadith është autentik.
[10] Muslim, en-Nesai, el-Hakim dhe Ahmedi.
[11] Çdo lloj të veshjeve me të cilën është për qëllim tërheqja e vëmendjes së të tjerëve, pavarësisht se ajo veshje a është e bukur apo jo, por me të cilën shfaqet krenaria dhe arroganca.
[12] Ebu Davud dhe Ibn Maxheh dhe zinxhiri i tij është i mirë.

Shpërndaje: