Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushtet në aktin e martesës duhen përmbushur

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh El Mumti ala Zad el-Mustakni, vëll12, fq. 163-164.

www.perlatmuslimane.com

”Parimi themelor në lidhje me kushtet e vendosura në aktin e martesës është si për të gjitha llojet e marrëveshjeve, se ato kushte janë të sakta dhe të vlefshme vetëm nëse ka argument që tregon për pavlefshmërinë tyre. Argumenti për këtë është kuptimi i përgjithshëm i ajeteve që urdhërojnë për përmbushjen e kushteve në të tëra llojet e marrëveshjeve:

 يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَوْفُوا بِالْعُقُودِ

“O ju që keni besuar! Përmbushini detyrimet tuaja në marrëveshjet tuaja.” [el-Maide, 1]“  dhe:

  وَأَوْفُوا بِالْعَهْدِ ۖ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْئُولًا:

“Përmbushini detyrimet tuaja pasi për këtë njeriu ka përgjegjësi dhe do të pyetet.” [el-Isra, 34].

Dhe në hadithin e transmetuar nga i dërguari i Allahut (ﷺ) i cili ka thënë:

”Muslimanët janë të detyruar tu përmbahen kushteve të tyre, përveç kushtit që ndalon diçka të lejuar ose lejon diçka të ndaluar.”  

Transmeton Tirmidhi (1352).

Dhe fjala e të dërguarit të Allahut (ﷺ) i cili ka thënë:

”Kush vendos një kusht që nuk është në librin e Allahut, ai kusht nuk është i vlefshëm edhe nëse përcakton njëqind kushte.” 

(Transmetuar nga Bukhari, hadithi nr 2155 dhe Muslimi, hadithi nr 1504).

Shpërndaje: