Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Gharatul-Ashritah 2/192
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejueshme për gratë që të marrin pjesë në seminare islame?”
Përgjigje: “Nëse seminaret trajtojnë tema islame dhe gratë janë të ndara nga burrat atëherë është e lejueshme një gjë e tillë. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e kishte zakon që t’i këshillonte burrat, e më pas shkonte dhe i këshillonte gratë. Pra, nëse ato janë të ndara nga burrat dhe ato nuk udhëtojnë përveçse me mahrem, dhe ato dëgjojnë ligjërimin përmes zmadhuesve të zërit, atëherë s’ka asgjë të keqe në këtë, insha-Allah.”