Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushtet për të bërë shitblerjen e arit dhe argjendit me kufarët

Shejkh Ebu Abdul-A’la Khalid Uthman el-Misri
Data e fetvasë: 17/12-2020
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar! A lejohet të bëhet shitblerja e argjendit nga kufarët?

Përgjigje: Nuk ka gjë të keqe në shitblerjen e argjendit nga kufarët por jo të bëhet me kamatë. Nëse e blen argjendin me para, kjo duhet të bëhet në vend, menjëherë (pra shitblerje dorë më dorë) sipas fjalës së tij :

“Nëse këto lloje (që do të këmbehen) ndryshojnë, atëherë shisni si ju pëlqen nëse janë dorë më dorë.”

Do të thotë ia jep paratë dhe e merr argjendin në të njëjtin kohë. Po!

Pyetësi: Kjo do të thotë që nuk lejohet blerja e argjendit përmes internetit, a nuk është kështu?

Përgjigje: Nuk lejohet shitblerja e arit (floririt) dhe argjendit përmes internetit sepse bie ndesh me kushtin që shitblerja duhet bërë në vend menjëherë, dorë më dorë. Po! Dhe Allahu e di më së miri!

Shpërndaje: