Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tejemumi mbi mur

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (2/175)
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com

Bukhari ka thënë:

337 – Jahja bin Bukhejr na tregoi: el-Lejthi na tregoi, nga Xhafer bin Rabi’ah, nga el-A’raxh: E dëgjova Umejrin robin e Ibn Abbasit duke thënë:

“Unë dhe Abdullah bin Jasar robi i Mejmunes, gruas së profetit ﷺ shkuam tek Ebu Xhuhejm bin el-Harith bin es-Simmah el-Ensari dhe na tregoi:

“Profeti ﷺ erdhi nga pusi i devesë (vend afër Medinës) dhe e takoi një burrë i cili i dha selam profetit ﷺ, profeti ﷺ nuk ia ktheu selamin derisa iu afrua një muri nga i cili bëri tejemum, pastaj ia ktheu selamin.

Pika është në:

“Profeti ﷺ nuk ia ktheu selamin derisa iu afrua një muri nga i cili bëri tejemum.”

Kjo dëshmon se lejohet të bëhet tejemum mbi mur, kjo është e saktë. Nëse muri është i lyer dhe të ngjashme në mënyrë që boja të hyjë ndërmjet personit dhe pluhurit në mur, atëherë veprimi është i vlefshëm nëse ka pluhur mbi bojë. Përndryshe ai mund të bëjë tejemum mbi diçka tjetër dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: