Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushtet për të përkthyer materialet e Feuzanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (53)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasath%20-%2025%20-0%206%20-1437-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka disa librari tek ne në Francë që botojnë librat tuaja të përkthyera në frëngjisht. Unë kam gjetur shumë gabime në to sepse ata nuk janë redaktuar. A i keni dhënë atyre leje për të këtë? Çfarë na këshillon ne dhe ata lidhur me këtë çështje?

Përgjigje: Unë nuk u kam dhënë atyre leje për të përkthyer gabim. I jap lejen time atij që përkthen korrekt. Ata le ta kenë atë në ndërgjegjen e tyre. Ata janë përgjegjës për të. Unë nuk e di. Ti duhet t’u tregosh atyre lidhur me gabimet që i sheh.

Shpërndaje: