Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushtet që lejojnë të shikohet një femër për ta fejuar

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: Sherhul-Mumti’, fq. 2835-2836

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kushtet që lejojnë ta shikosh femrën të cilën dëshiron ta fejosh janë gjashtë:

1.Ta shikosh atë pa qenë i tërhequr.

2.Shikimi të mos jetë me epsh, e nëse e shikon me epsh, atëherë i bëhet haram ngase qëllimi pse lejohet shikimi nuk është për të fituar kënaqësi, por vetëm për ta njohur vajzën.

3.Të jetë pothuajse i bindur se do t’i përgjigjet pozitivisht-

4.Të shikojë nga femra atë që përgjithësisht është e dukshme tek ajo.

5.Të jetë i vendosur për ta fejuar (për ta kërkuar dorën e saj). Shkaku që e bën ta shikojë atë femër duhet me qenë  vendosmëria në të kërkuarit e saj për fejesë, e jo për ta përzgjedhur ndonjërën prej femrave.

6.Femra të mos shfaqet e zbuluar, e zbukuruar dhe e parfumuar sepse nuk është qëllimi që ajo të jetë momentalisht tërheqëse për të. Femra zbukurohet për burrin e saj në mënyrë që ajo të jetë tërheqëse për të, e në të kundërtën kjo gjë është fitne dhe finteja parimisht është haram. Gjithashtu, në këtë rast ajo ende është e huaj për të dhe me këtë veprim dëmtohet vetë femra, sepse kur të martohet me këtë burrë,jo gjithherë e gjen gruan në atë gjendje tërheqëse që ishte, gjë e cila e bën burrin të ndryshojë qëndrimin ndaj saj. Kjo gjë është edhe më e theksuar kur shejtani ia hijeshon njeriut atë të cilën e ka haram kundrejt gruas së tij. Nga përditshmëria jonë shohim se ka meshkuj që kanë gra nga më të bukurat dhe shikojnë ndonjë grua tjetër që ndoshta fare nuk është e bukur. Kjo gjë padyshim se vjen nga shejtani duke ndikuar në të parit e njeriut.

Nëse dikush thotë: “Si ka mundësi të jetë pothuajse i bindur se do t’i përgjigjet pozitivisht?”, atëherë përgjigja është: “Allahu Azze ue Xhel i ka bërë njerëzit të ndryshëm nga njëri-tjetri. Nuk janë të gjithë njerëzit të të njëjtës kategori, siç thotë Allahu në Kuran:

نَحْنُ قَسَمْنَا بَيْنَهُم مَّعِيشَتَهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِيَتَّخِذَ بَعْضُهُم بَعْضًا سُخْرِيًّا

“Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve formën e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët (i dallojmë njërin nga tjetri), me qëllim që disa t’u shërbejnë të tjerëve.” 43:32

Pra, nëse një pastrues kërkon ta fejojë vajzën e ndonjë ministri, gjëja në të cilën pothuajse është i bindur djali është përgjigja negative të cilën do ta merr ai.

Shpërndaje: