Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushtet, shtyllat dhe obligimet e namazit

Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

50 Pyetje në çështje të besimit, fq. 13

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cila është vepra më e mirë pas shahadetit?

Përgjigje: Vepra më e mirë pas shahadetit është falja e pesë namazeve obligative ditore. Namazi ka kushte (shurut), shtylla (erkan) dhe obligacione (uaxhibat).

Kushtet e namazit janë:

1.Të qenit musliman.

2.Mendja e shëndoshë.

3.Arritja e moshës- kur njeriu bën dallimin mes gjërave të ndryshme (temjiz).

4.Pastërtia (të ketë abdes, gusël apo tejemum).

5.Largimi i papastërtive (nexhasat).

6.Mbulimi i pjesëve të turpshme (auretit).

7.Të kthyerit drejt kiblës.

8.Hyrja e kohës së namazit.

9.Qëllimi për kryerjen e namazit (nijeti).

Shtyllat e namazit janë:

1.Të qëndruarit në këmbë kur kjo është e mundur. 

2.Të thuhet “Allahu Ekber” në tekbirin fillestar.

3.Leximi i sures el-Fatihah.

4.Bërja e rukusë.

5.Ngritja nga rukuja.

6.Bërja e sexhdes me shtatë pjesët e trupit (dy duart, dy këmbët, dy gjunjët dhe balli).

7.Ngritja nga sexhdja.

8.Ulja në mes të dy sexhdeve.

9.Qetësia dhe përkushtimi gjatë kryerjes së këtyre shtyllave.

10.Bërja e këtyre këto veprime sipas radhës që kanë.

11.Teshehudi i fundit.

12.Ulja në teshehudin e fundit.

13.Të dërgohet paqe dhe bekime mbi profetin ﷺ (thënia e salavateve).

14.Përfundimi i namazit duke dhënë selam.

Obligimet e namazit janë:

1.Të thuash: “Allahu Ekber” përveç në tekbirin e parë ngase kjo është shtyllë.

2.Të thuhet: “Subhane Rabbijel Adhim” gjatë rukusë.

3.Të thonë imami dhe ai që falet vetëm: “Semi Allahu limen hamideh” gjatë ngritjes nga rukuja.

4.Të thonë imami dhe ai që falet prapa imamit apo personi që falet vetëm: “Rabbena ue lekel hamd” kur të jenë ngritur nga rukuja.

5.Të thuhet: “Subhane Rabbijel Ala” gjatë qëndrimit në sexhde.

6.Të thuhet: “Rabbig firli” gjatë uljes mes dy sexhdeve.

7.Leximi i teshehudit (tehijatit) të parë.

8. Ulja gjatë leximit të teshehudit.

Pjesa tjetër nga gjërat e ligjësuara të cilat thuhen dhe veprimet që veprohen në namaz janë të rekomanduara (sunnet) e jo të detyrueshme.

Shpërndaje: