Shejkh Salih bin Abdil-Aziz bin Abdilah Al esh-Shejkh
Burimi: http://mufti.af.org.sa/sites/default/files/f75.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi mbi atë i cili thotë gruas së tij: “Në qoftë se shkon tek familjen jote ti je e shkurorëzuar!” Dhe, përderisa burri i saj nuk është prezent në shtëpi, ajo shkon tek familja e saj?”
Përgjigje: “Nëse burri i thotë gruas së tij: “Në qoftë se shkon tek familjen jote ti je e shkurorëzuar”, – ne e pyesim se çfarë ishte qëllimi i tij kur e tha këtë shprehje. A ishte qëllimi i tij vetëm që ta ndalojnë atë që të mos shkoj në shtëpinë e familjes së saj, apo se ai donte që ta shkurorëzoj atë në qoftë se ajo shkon tek familja e saj?! Nëse qëllimi i tij ishte për ta ndaluar atë dhe kërcënimi me shkurorëzim ka qenë vetëm si i tillë (kërcënim që ajo të mos shkojë), e jo që në të vërtetë ka pasur për qëllim që të ndahet nga ajo por që edhe këtë nuk ka arritur ta bëj, atëherë ajo nuk është e shkurorëzuar, por burri e ka për obligim që të bëj shpagim për betimin (në rast se edhe është betuar se do ta shkurorëzoj (v.p.)) dhe jo diçka tjetër.
Por nëse ai thotë se, unë kam pasur për qëllim që nëse ajo shkon tek familja e saj, atëherë ky do ta shkurorëzoj atë, në rastin e tillë, shkurorëzimi veçse është fakt dhe diçka e ndodhur.”