Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushti i gjashtë i shahadetit – Qëllimi (nijeti)

Alameh Hafidh bin Ahmed el-Hakemi 

Burimi: Ma’arixh-ul-Kabul (1/337-338)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kushti i gjashtë është Nijeti. Kjo do të thotë pastrimi i veprës nga shirku me anë të nijetit të sinqertë. Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:

”Medoemos se adhurim i sinqertë është vetëm ai që veprohet për Allahun!”1

”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,”2

”Thuaj: ”Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!”3

”S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës, përveç atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën Allahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për Allahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e Allahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shpërblim të madh.”4

Ëshë transmetuar në mëyrë autentike nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se profeti ka thënë:

”Njerëzit më të lumtur për ndërmjetësimin tim janë ata që sinqerisht nga zemra e tyre thonë: ”Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.”5

Pos kësaj, është transmetuar se profeti ka thënë:

”Allahu ia ka ndaluar zjarrin secilit që thotë: ”Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” dhe ka për qëllim shpërblimn e Allahut azza ue xhel me këtë.”6


1 39:3

2 98:5

3 39:11

4 4:145-146

5 Bukhari (1/36).

6 Bukhari (1/116).

Shpërndaje: