Kushti i gjashtë i shahadetit – Qëllimi (nijeti)
Alameh Hafidh bin Ahmed el-Hakemi
Burimi: Ma’arixh-ul-Kabul (1/337-338)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kushti i gjashtë është Nijeti. Kjo do të thotë pastrimi i veprës nga shirku me anë të nijetit të sinqertë. Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:
”Medoemos se Adhurim i sinqertë është vetëm ai që veprohet për Allahun!”1
”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,”2
”Thuaj: ”Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!”3
”S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës, Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën Allahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për Allahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e Allahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shpërblim të madh.”4
Ëshë transmetuar në mëyrë autentike nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se profeti ﷺ ka thënë:
”Njerëzit më të lumtur për ndërmjetësimin tim janë ata që sinqerisht nga zemra e tyre thonë:” Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut.”5
Pos kësaj, është transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
”Allahu ia ka ndaluar zjarrin secilit që thotë se ”nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut” dhe ka për qëllim shpërblimn e Allahut azza ue xhel me të.”6
1 39:3
2 98:5
3 39:11
4 4:145-146
5 Bukhari (1/36).
6 Bukhari (1/116).
- april 20, 2016
- Comments are off