Alameh Hafidh bin Ahmed el-Hakemi
Burimi: Ma’arixh-ul-Kabul (1/334)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kushti i parë është dituria.
Dituria e cila përfshinë diturinë rreth kuptimit dhe qëllimit të shehadetit, diturinë rreth asaj që mohon dhe pohon shehadeti, e cila dituri mohon dhe kundërshton injorancën.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
”Atëherë, dije se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.” Muhamed, 47:19
”Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.”2
Që do të thotë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.
”A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e Allahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato.”3
Kjo do të thotë se, zemrat e tyre e dinin rëndësinë e asaj që gjuhët e tyre e shqiptonin.
Allahu (te ala) gjithashtu ka thënë:
”Allahu dëshmoi se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt dhe dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, Fuqiplotit e më të Urtit.” 4
”Thuaj: ”A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.”5
”Po, Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.”6
”Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.”7
Profeti ﷺ ka thënë
”Ai që vdes dhe e di se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, do të hyjë në xhenet.” 8
2 43:86
3 2:75
4 3:18
5 39:9
6 35:28
7 29:43
8 Ahmedi (1/65).