Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushti i shtatë i shahadetit – Dashuria

Alameh Hafidh bin Ahmed el-Hakemi

Burimi: Ma’arixh-ul-Kabul (1/338)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kushti i shtatë është dashuria për  fjalën “La ilahe ilAllah”, dashuria për atë që nënkupton, për atë që vërteton, dashuria për pasuesit dhe vepruesit  saj. Patsaj urrejtja e asaj që e kudërshton këtë fjalë. Allahu (te ala) ka thënë:

”Nga njerëzit ka të atillë që adhurojnë të tjerë përveç Allahut, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë, i duan ata sikurse e duan Allahun, por ata që besojnë e duan shumë më tepër Allahun.”1

Allahu (azze ue xhel) na tregon se robërit e Tij besimtarë e duan më shumë Allahun sepse ata nuk e ndajnë dashurinë ndaj Tij me dikë tjetër, për dallim nga idhujtarët të cilët thonë se ata kanë dashuri për Të dhe për të tjerë idhuj karshi Tij. Shenja se robi vërtetë e do Zotin e tij është se ai i jep përparësi dashurisë ndaj Tij para çdo gjëje tjetër edhe nëse kjo do ta kundërshtoj epshin e tij. Kjo përfshinë gjithashtu që ai ta do dhe ta urrej atë që Allahu dhe i dërguarit i Tij e urrejnë, dhe e pason të dërguarin e Tij dhe pranon udhëzimin e tij.

Të gjitha këto shenja janë janë kushte për dashuri. Është e pamundur që dashuria të paramendohet në qoftë se ndonjë nga kushtet mungon. Allahu (tebarek ue te ala) ka thënë:

”A e ke parë ti atë që për zot e ka marrë epshin e vet, a mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës?”2


1 2:165

2 25:43

Shpërndaje: