Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushti i tretë i shahadetit – Pranimi

Alameh Hafidh bin Ahmed el-Hakemi

Burimi: Ma’arixh-ul-Kabul (1/335-336)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kushti i tretë është pranimi me zemër dhe me gjuhë i asaj që kërkon shehadeti. Allahu (azze ue xhel) na ka rrëfyer se i ka shpëtuar ata që pranuan shahadetin dhe se i dënoi ata që e kundërshtuan atë.

Ai (te ala) ka thënë:

”Po ashtu, në çdo vend që Ne kemi dërguar paralajmërues para teje, pasanikët e atij vendi thonin: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre (çdo i dërguar) thoshte: “Po sikur unë t’ju kem sjellë (një fe) më të ndriçuar se ajo e të parëve tuaj?!” Ata thonin: “Ne e mohojmë mesazhin me të cilën jeni dërguar!” Atëherë, Ne hakmerreshim kundër atyre, prandaj shiko si ka qenë përfundimi i femohuesve.”1

”E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t’i shpëtojmë besimtarët.”2

”Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam profetë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.”3

Përveç kësaj, Ai na ka treguar në lidhje me shpërblimin e premtuar për ata të cilët pranuan shahadetin, ashtu sikurse Ai ka treguar në lidhje me dënimin e premtuar për ata që e kundërshtuan atë.

Ai (te ala) ka thënë:

”Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan pos Allahut, orientoni rrugës së xhehimit! Ndalni ata sepse do të merren në përgjegjësi.”4

Derisa Allahu (azze ue xhel) tha:

”Sepse kur u thuhej atyre: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut!” – ata tregoheshin mendjemëdhenj dhe thoshin: “Vallë, a t’i braktisim të adhuruarit tanë për shkak të një poeti të marrë?” 5

Allahu (te ala) ka thënë se arsyeja pas ndëshkimit të tyre ishte se ata silleshin me mendemadhësi ndaj shehadetit ”Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe se ata e akuzuan për gënjeshtër njeriun i cili erdhi me shahadetin. Ata nuk mohuan atë që shahadeti mohon dhe nuk pohuan atë që shahadeti pohon. Në vend të kësaj, ata thanë, me mendjemadhësi dhe arrogancë:

“A i ka bërë ai të gjithë të adhuruarit në Një të Adhuruar të Vetëm?! Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme! Dhe prijësit nga mesi i tyre silleshin (duke thënë): “Vazhdoni dhe qëndroni të palëkundur tek të adhuruarit tuaj (idhujt)! Vërtet që kjo është një gjë e kurdisur (kundër jush)! Ne nuk kemi dëgjuar si kjo nga feja e kohëve të fundit (Krishterimi). Kjo nuk është tjetër veçse shpikje (e re)!”  6

Ata thanë:

”A t’i braktisim të adhuruarit tanë për hirë të një poeti të çmendur?”

Atëherë Allahu Te ala i nxori në shesh gënjeshtrat e tyre dhe i refuzoi ata dhe tha për të dërguarin e Tij :

”Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai ua solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.”7

Pastaj Ai tha lidhur me ata që e pranuan shahadetin:

”Me përjashtim të robërve të Allahut që ishin të sinqertë, Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar, fruta të llojllojshme, ata janë të nderuar në xhenete të begatshme.”8


1 43: 23-23

2 10:103

3 30:47

4 37 22-24

5 37:36

6 38:5-7

7 37:37

8 37: 40-43

Shpërndaje: