Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushti i vetëm i poligamisë

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1076)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shumë gra fetare refuzojnë që burrat e tyre të martohen përsëri. Thonë se nuk lejohet martesa me gruan e dytë pa pasur arsye. Çështja mund të shkojë aq larg sa që gruaja mund të kërkojnë divorcin. A e pakëson kjo fenë e këtyre grave? Gruaja që kërkon divorcin a përfshihet nga kërcënimi profetik?

Përgjigje: I dërguari ka thënë:

”Çdo grua që kërkon divorcin nga burri i saj pa ndonjë arsye (fetare), asaj i është ndaluar aroma e xhenetit.”

Transmeton Ebu Daudi (2226). Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud (2226)”.

Meqenëse është e lehtë të arrihet kjo përmes shtypjes së librave, ata përhapën në mesin e muslimanëve pretendimin se nuk është e ligjësuar martesa me një grua të dytë përveçse kur është domosdoshme. Ata argumentojnë me ajete ku Allahu -azza ue xhel- kërkon drejtësi për poligaminë, prej tyre janë fjalët e Tij:

“ …e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj.” En-Nisa, 4:3

Ata e interpretuan drejtësinë për të cilën flitet në ajet në mënyrë mëkatare dhe devijuese, domethënë drejtësi në dashuri. Mirëpo, ajeti nuk ka të bëjë me këtë drejtësi fare, por për drejtësinë materiale e cila është e kufizuar në banim, veshje, mjete jetese dhe gjëra të ngjashme materiale. Mirëpo, Zoti ynë -azza ue xhel- nuk kërkon drejtësi në dashuri sepse kur zotëria i njerëzimit u pyet për personin që e do më së shumë, ai tha: “Aishen.”

I thanë: “E nga burrat?”

Tha: “Babain e saj.”

Ibn Maxheh (101). Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunen Ibn Maxheh (83)”.

Ai qartazi e donte Aishen më shumë se gratë e tjera të tij, por ai e trajtoi atë si çdo grua tjetër të tij kur bëhet fjalë për gjërat materiale. Por këta shkrimtarë të ndikuar nga perëndimi u shfaqen, kjo mënyrë e të menduarit u përhap në mesin e shumë burrave dhe grave muslimanë. Fokusohen në atë se poligamia është e ligjësuar vetëm kur është e domosdoshme, gjë që është një gënjeshtër kundër sheriatit. E vetmja gjë që kërkon poligamia është drejtësia materiale.

Shpërndaje: