Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/1/128-1)
Përktheu: Valdet Gashi
66 – Profeti ﷺ ka thënë:
“Nëse ndonjë nga ju e zë një sexhde nga namazi i ikindisë para se të perëndoj dielli le të plotësojë namazin e tij. Dhe në qoftë se ai e zë një sexhde nga namazi i sabahut para se të lindë dielli le të plotësojë namazin e tij.”1
Mësimi i dytë nga hadithi: Hadithi refuzon ata që thonë se ai që zë një pjesë të namazit (si tekbirin fillestar), e ka zënë namazin. Kjo shkon kundër asaj që duket nga hadithi. Këtë mendim ia referon autori i librit ”Manar-us-Sebil” një prej mendimeve të Shafiiut. Megjithatë, ky është një nga mendimet e medhhebit të tij, të cilën Neveviu e përmend në “el-Mexhmu” 2. Këtë mendim e kanë gjithashtu Hanbelitë edhe pse ata kanë transmetuar se Imam Ahmedi ka thënë:
“Namazi nuk arrihet pa një rekat.”
Ai ka më së shumti të drejtë ndaj këtij hadithi dhe Allahu e di më mirë.
Abdullah bin Ahmedi ka thënë:
“E pyeta babain tim në lidhje me një njeri i cili e falë namazin e sabahut dhe ngritët në rekatin e dytë kur lind dielli. Ai u përgjigj: “Ai duhet të plotësojë namazin. Kjo lejohet.” Unë i thashë të atit tim: “Çfarë thua për atë që thotë se namazi është i pavlefshëm?” Ai u përgjigj: “Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që arrin një rekat të namazit të sabahut para lindjes së diellit e ka arritur namazin.”3
1 Bukhari (1/148), Nesai (1/90), Bejhaki (1/368) dhe es-Saraxh (1/59).
2 3/63.
3 Masa’il-ul-Imam Ahmed, fq. 46.