Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Ligjërata: Tefsiri i sures En-Nisa, kaseta nr 4
www.perlatmuslimane.com
A i lejohet muslimanit që të jetë bamirës kundrejt kafirit? P.sh., a më lejohet mua t’i bëj mirë kafirit? Këtu ka shtjellim. Allahu e ka sqaruar në suren Mumtehine, ajeti 8.
Ka thënë i Lartësuari:
“Allahu nuk ju ndalon që kundrejt atyre që nuk ju luftuan për shkak të fesë e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja, nuk ju ndalon t’u bëni mirë atyre.”
Kjo është të qenurit bamirës kundrejt tyre.
“dhe të mbani drejtësi me ta.”
Kjo është sjellja me drejtësi kundrejt tyre. Pra nuk është e ndaluar për muslimanin që të sillet me drejtësi dhe me mirësi kundrejt kafirit me kushtin që ai (kafiri) të mos jetë prej atyre që na luftojnë në fenë tonë.