Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushti që shkurorëzimi të jetë në dorën e gruas

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/1590

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse një grua i ka bërë kusht burrit të saj para se ata të lidhin kurorën që, ai të mos e shkurorëzoj atë; a është ky kusht i saktë? Dhe, a është e drejtë që gruaja të kushtëzoj burrin e saj para martesës që, shkurorëzimi të jetë në dorën e saj?”

Përgjigje: “Ky kushtëzim nuk është i drejtë, dhe ai ka të drejtë ta shkurorëzoj atë kur të dojë (sipas asaj që është e lejuar me sheriat (v.p.)).

Gjithashtu, nuk është e lejuar që shkurorëzimi të jetë në dorën e saj. Ky është mendimi më i saktë në të dyja këto mesele.

Mund të vij rasti që, shkurorëzimi të jetë i obligueshëm! Në rastin e tillë, edhe nëse burri i ka thënë gruas që shkurorëzimi është në dorën e saj, ai duhet ta shkurorëzoj atë. E gjithë kjo, nëse shkurorëzimi është i obligueshëm, sepse kushti i tillë nuk është i vlefshëm.”

Shpërndaje: