Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ky thuhet kur lexon suren El-A’la

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 91-92
Përktheu: Valdet Gashi
 www.perlatmuslimane.com

Pasi që profeti lexonte:

سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى

”Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit!” El-A’la, 87: 1.

Pastaj ai thoshte:

سبحان ربي الأعلى

“Subhane Rabbijel A’la.”

I pastër nga çdo e metë është Zoti im, më i Larti.” 1

Hadith është i përgjithshëm dhe vlen për leximin e Kuranit gjatë namazit dhe jashtë namazit, në namazin vullnetar dhe namazin e detyrueshëm. Ibn Ebi Shejbeh (2/132/2) transmetoi se Ebu Musa El-Esh’ari dhe El-Mugire -radijAllahu anhuma- e kishin zakon ta thoshin atë në namazin e detyrueshëm. Në mënyrë të ngjashme është transmetuar në mënyrë të pakufizuar nga Umeri dhe Aliu.


1 Transmeton Ebu Daudi dhe Bejhaki me një zinxhir të saktë transmetimi.

Shpërndaje: