Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ky e pason imamin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (3/136-137)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
 

Imam Bukhari ka thënë:

51 – Kapitulli “Imami është caktuar për tu pasuar dhe se profeti u fal ulur gjatë sëmundjes së tij nga e cila vdiq”

Ai që falet pas imamit nuk mund të jetë pasues tamam i imamit vetëm nëse plotësohen këto dy kushte:

1-T’i kryejë veprimet pas imamit dhe 2- menjëherë pas tij. Ai që vepron para imamit, si dhe ai që i kryen veprimet njëkohësisht me imamin apo dhe ai që vonohet shumë pas imamit, nuk konsiderohen të jenë pasues tamam të imamit derisa të bëjnë atë që bën imami menjëherë pas tij.

Shpërndaje: