Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ky e shkroi librin El-Alim uel-Muta’al-lim të Ebu Hanifes

Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi

Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 73-74

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Zinxhiri i transmetimit gjithashtu përbëhet nga një detaj i çuditshëm dhe komik që me të vërtetë vërteton se është trilluar, fabrikuar dhe përbërë:

Ebu Mukatil, i cili e rrëfen librin nga Ebu Hanife, vdiq në vitin 208 h, që do të thotë pothuajse 60 vjet pas vdekjes së mësuesit të tij Ebu Hanifes. Njeriu i cili e ka transmetuar atë nga Ebu Mukatil është el-Hasan bin Salih i cili vdiq në vitin 169 h, që është, do të thotë 40 vite para vdekjes së mësuesit të vet Ebu Mukatilit. Pra Ebu Mukatil e dëgjoi librin nga Ebu Hanife dhe pastaj jetoi edhe 60 vite dhe i vetmi që dëgjoi prej tij ishte el-Hasan i cili vdiq 40 vjet para tij. Me fjalë të tjera, mësuesi i tij vdiq 60 vjet përpara tij dhe nxënësi i tij 40 vite përpara tij. Gjatë gjithë kësaj kohe, ishte vetëm el-Hasan bin Salih i cili e kishte dëgjuar librin prej tij.

Pastaj e dëgjoi librin i panjohuri Muhammed bin Jezidi nga el-Hasan bin Salih i cili vdiq në vitin 169 h. Muhammed bin Jezidi e ruajti librin dhe ka pritur për gati një shekull e gjysmë para se ai t’ia transmetonte atë Ebu Muhammed el-Harithit i cili vdiq në vitin 345h. Si është kjo e arsyeshme?

Duket se Hanefitë e më vonshëm e kuptuan këtë mangësi të madhe, pas së cilës ata trilluan një zinxhir të ri për librin1. Në zinxhirin e ri është Muhammed bin Mukatil er-Rrazi i cili e ritransmeton atë nga Ebu Muti el-Balkhi i cili e ritransmeton atë nga Ebu Mukatil es-Samerkandi nga Ebu Hanife. Megjithatë, janë përmendur edhe gjendjet e er-Rrazit dhe të El-Balkhit, ata ishin të akuzuar për trillime dhe gënjeshtra. Shtoja se edhe Ebu Mukatili ishte trillues. Me fjalë të tjera, ata vetëm se e kanë bërë zinxhirin e transmetimit të librit edhe më të errët. Kjo sqaron më shumë se Imam Ebu Hanife nuk ka të bëjë fare me këtë libër. Libri pra është i shpikur, i fabrikuar dhe në mënyrë të rrejshme i dedikohet Imamit të madh. Prandaj, Hafidh Es-Sulejmani tha në lidhje me Ebu Mukatilin:

 “Autori i librit “El-Alim uel-Mut’al-lim”.2

Kështu e citoi Ibn Haxheri atë dhe e mbështeti atë.


1 Shih parathënien e el-Keutherit të librit ”El-Alim uel-Muta’al-lim”, fq. 5.

2 Lisan-ul-Mizan (2/323).

Shpërndaje: