Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ky është selefizmi i vërtetë

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Selefizmi është rruga e të dërguarit të Allahut dhe rruga e sahabëve (radijAllahu anhum). Selefizmi është që të pasosh Kuranin dhe sunnetin.

Ata nuk e quajnë veten e tyre me emrin Hanbelitë apo Tejmijjun (d.m.th pasuesit e Ibnu Tejmijes). Ata nuk e quajnë veten e tyre me emrin Vehabitë. Ata nuk e quajnë veten e tyre me emrin Xhamijeh. Ata nuk e quajnë veten e tyre me emrin Medkhalitë.

Ata nuk kanë ndonjë emër me të cilën përshkruhen përveçse sunnij sepse ata nuk i përkatësohen askujt përveçse sunnetit. Ata nuk i përkatësohen asnjë individi (apo grupacioni), përveçse librit të Allahut dhe sunnetit të të dërguarit të Allahut .

Kur njerëzit do të thërriten për tek grupacionet e tyre në ditën e kijametit, selefitë nuk do të jenë të kënaqur që t’i përkatësohen dikujt tjetër përveçse këtij të dërguari të nderuar (salauatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi të).

Shejkh Taki-ud-Din el-Hilali (rahimehullah) ka thënë:

 “Robërit më të mirë ata i emërtojnë Vehabi. Sa i mirë është përshkrimi im tek El-Uehabi. Unë jam i nderuar që t’i përshkruhem një grupi, i njohur me emrin selefitë të cilët pasojnë sunnetin dhe Kuranin. Çdo risi dhe çdo bidat në fe, refuzohet nga një person me mendje të shëndoshë. Nëse e “meta“ jonë qenka se ne e refuzojmë bidatin, atëherë sa mangësi e mirë është kjo!”

Selefizmi është rruga e të dërguarit të Allahut dhe rruga e shokëve të tij (sahabëve), Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Gjithashtu është rruga e selefëve të devotshëm, prej tebiinëve dhe atyre që i pasuan ata, sikurse:

Imam Maliku, ne e duam atë, e nderojmë dhe e pasojmë.

Imam esh-Shafei, ne e duam atë, e nderojmë dhe e pasojmë.

Imam Ahmedi, ne e duam atë, e nderojmë dhe e pasojmë.

Dhe Ebu Hanifen gjithashtu.

Gjithashtu dy Sufjanët (eth-Theurin dhe ibn Ujejnen).

Gjithashtu dy Hammadët (Hammad ibn Zejd dhe Hammad Ibn Seleme).

Gjithashtu ez-Zuhrin, Umer ibn Abdul-Azizin, Abdurr-Rrahman ibn Mehdin, Jahja ibn Se’idin, Jahja ibn Ma’inin, Ahmed ibn Hanbelin, Bukharin, Muslimin, en-Nesain, Ebu Daudin, Tirmidhiun dhe Ibn Maxhen.

Imamët e sunnetit dhe të hadithit gjatë të gjitha kohërave, në çdo vend që kanë qenë, ne i duam ata të gjithë. Këta janë selefu-salih.

Nuk e pasojmë ndonjë prej tyre më shumë se tjetrin. Ne jemi me sunnetin kudo që është sunneti. Ky është selefizmi. Ky është selefizmi i vërtetë. Ky është selefizmi që është siguri dhe udhëzim.

Shpërndaje: