Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ky është shkaku që ”ilahitë fetare” nuk janë të lejuara

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (158)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi i islamit për ilahitë fetare?”

Imam Albani: ”Nuk ka në islam ilahi fetare.”

Pyetësi: ”Po! A janë të ndaluara ilahitë?”

Imam Albani: ”Nuk ka në islam ilahi fetare. Kjo për shkakun se në kohën e Selefëve nuk kishte asgjë të ngjashme me to, (nuk ka pasur) ilahi të cilat ata i këndonin në tubimet e dijes dhe jo në tubimet zbavitëse e të ngjashme me to.

Nuk ishin të njohura tek Selefus Salih (të Parët tanë të Mirë) ndaj të cilëve është dëshmuar me mirësi, (nuk ishin të njohura) “ilahitë fetare”

Kur unë them se ato (ilahitë) nuk janë të lejuara, kam si pikë referimi një parim Selefij i cili është shumë i rëndësishëm, i cili është, ai (parim) të cilin e thonë disa dijetarë nga poezia e njohur:

“E gjithë mirësia është në pasimin e Selefëve (të hershmit) dhe e gjithë e keqja është në çfarë shpikën ata që erdhën më pas.”

Shpërndaje: