Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ky është tradhtar ndaj umetit

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi atë që mbron librat e pasuesve të bidateve dhe tekfirit, këshillon të rinjtë që t’i lexojnë ato, i qorton dhe kundërshton ata që paralajmërojnë kundër tyre?

Përgjigje: Ky është tradhtar ndaj umetit, ky që nxit për leximin e librave që përmbajnë devijime dhe dyshime është tradhtar ndaj umetit (muslimanëve), dhe është tradhtar gjithashtu ndaj Librit të Allahut dhe sunnetit të profetit.

Profeti ﷺ tha: “Feja është këshillë.”

I thamë: “Për kë o i dërguar i Allahut?”

Ai ﷺ tha: “Për Allahun, për të dërguarin e Tij, për Librin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe për të gjithë muslimanët.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Është e domosdoshme që e vërteta të shpjegohet, të sqarohet dhe të bëhet thirrje në të pavarësisht se kush kënaqet apo zemërohet me këtë.


Hadithi i plotë:

Temim Ed-Darij -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Feja është këshillë, feja është këshillë, feja është këshillë.”

I thamë: “Për kë o i dërguar i Allahut?”

Ai ﷺ tha: “Për Allahun, për të dërguarin e Tij, për Librin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe për të gjithë muslimanët.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Shpërndaje: