“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ky është udhëtim

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Edua-ul-Bejan (3/296-297)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Transmetimet janë të qarta se profeti ﷺ dhe shokët e tij i bashkuan dhe shkurtuan namazet gjatë haxhit. Nuk është konfirmuar se ndonjëri prej tyre vazhdoi të falet pas teslimit (përfundimit të namazit) të tij në Mina, Muzdelifeh ose në Arafah. Namazi i plotë u fal në Mekë.

Unë gjithashtu kam sqaruar se nuk ka argumente të konfirmuara nga profeti ﷺ se sa duhet të jetë distanca për të shkurtuar namazin. Gjithashtu, kam sqaruar se mendimi më i fortë duke pasur parasysh argumentet është se çdo udhëtim që sipas zakonit konsiderohet udhëtim është udhëtim dhe prandaj lejohet shkurtimi i namazit.

Alameh Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë në “Zad-ul-Me’ad”:

Pas hytbes në Arafat, profeti ﷺ urdhëroi Bilalin që të thërriste ezanin. Pastaj ai thirri ikametin ku profeti ﷺ e fali drekën me dy rekate dhe lexoi në heshtje. Ishte ditë e xhuma, e cila dëshmon se udhëtari nuk e falë namazin e xhumasë. Pastaj Bilali thirri ikametin përsëri pas së cilës profeti ﷺ e fali namazin e ikindisë dy rekate. Si shoqërues të tij, ai kishte njerëz nga Meka të cilët e pasuan atë në namazin e tij dhe shkurtuan dhe bashkuan namazet e tyre. Nuk ka dyshim për këtë. Ai nuk i urdhëroi ata që të falnin namazet e plota dhe që të falnin çdo namaz në kohën e tij. Ai që pretendon se profeti ﷺ ka thënë:

“Përfundoni namazet tuaja, ne jemi udhëtarë.”

gabon në mënyrë të qartë. Këtë ai ua tha atyre në lidhje me çlirimin e Mekës dhe brenda në Mekë, sepse ata ishin aty në shtëpitë e tyre. Prandaj mendimi më i saktë është se banorët e Mekës duhet të shkurtojnë dhe të bashkojnë namazet në Arafah ashtu siç bënë me profetin ﷺ. Kjo është dëshmia më e qartë se një udhëtim nuk kufizohet me një distancë të caktuar ose një numër të caktuar ditësh.

Shpërndaje: