Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/jahlyh_09.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Ju e dini se ka grupe të ndryshme sot…
Përgjigje: E vërteta është e qartë, elhamdulilah. Grupi i cili pason Selefët në besimin (akiden) e tyre, në sjellje, në karaktere dhe në çështjet fetare. Këta janë ata të cilët është detyrim të pasohen dhe tu bashkohesh atyre:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَكُونُواْ مَعَ الصَّادِقِينَ
”O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” 9:119
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e hulefai rashidinëve të drejtë dhe të udhëzuar.”
Allahu (i Lartësuar) ka thënë
وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ
“Sa u përket besimtarëve të parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.” 9:100
Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) përmendi shtatëdhjetë e tre grupet, ai tha:
“Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”
Ata thanë: ”Cili është ai grup, o i dërguari i Allahut?”
Ai tha: ”Ata që pasojnë atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”
Transmeton Ibn Maxheh (3992), Tirmidhi (2641) dhe Ebu Daudi (4596). I mirë sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Mesebih (171)”.tëdhjetë e tre grupet, ai tha:
Kjo është metodologjia e vërtetë. Ata që e pasojnë këtë janë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Grupet e tjera kundërshtuese janë të devijuara. Nuk lejohet asocijimi me ta ose tu bashkohesh atyre. E vërteta është e qartë, elhamdulilah. Asgjë nuk është e pa qartë ose e pa kuptueshme.