Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika Esh-Shehri (73 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë këshille keni për dikë që kalon shumicën e ditës së Ramazanit në gjumë dhe angazhohet shumë pak në adhurim?
Përgjigje: Para së gjithash, e këshilloj veten dhe më pas vëllezërit e mi që ta shfrytëzojnë këtë muaj të bekuar me vepra të mira: dhikër, lexim të Kuranit, lutje, dhënie të sadakasë, përkushtim ndaj prindërve, forcim të lidhjeve familjare dhe sjellje të mira. Askush nuk e ka të garantuar mundësinë për ta përjetuar sërish këtë muaj të madhërishëm.
Sa për ata që rrinë zgjuar gjatë natës dhe flenë shumicën e ditës, ata janë ndër humbësit më të mëdhenj. Netët i kalojnë në gjëra të padobishme e ndoshta edhe të dëmshme, ndërsa ditët u ikin në gjumë, duke u zgjuar vetëm për drekë ose ikindi.
Prandaj, i këshilloj të gjithë vëllezërit e mi muslimanë që të kenë frikë Allahun -azze ue xhel- dhe të shfrytëzojnë sezonet e bekuara. Shfrytëzimi i tyre është shumë më e madhe sesa çdo sezon tregtar.