Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

”La ilahe ilAllah” përfshin të gjitha llojet e Teuhidit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: ”Fataua Arkan-il-Islam”, fq. 50.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Si përfshinë fjala “La ilahe ilAllah [1]” të gjitha llojet e Teuhidit?”

Përgjigje: ”Kjo fjalë përfshinë të gjitha llojet e Teuhidit, ose duke përfshirë atë ose duke nënkuptuar.  Kur një person thotë ”La ilahe ilAllah”, ajo që shkon në mendje është  Teuhidi në adhurim, i cila gjithashtu quhet edhe Teuhid-ul-Uluhijeh. Ky lloj i Teuhidit përbëhet nga Teuhid-ur-Rububijeh, sepse askush nuk e adhuron Allahun të Vetmin pa e besuar gjithashtu Zotërimin e Tij (Rububijeh). Gjithashtu, ajo përbëhet nga Teuhid el-Esma ues-Sifat, sepse njeriu nuk adhuron askë tjetër përveç Atij që meriton të adhurohet për shkak të emrave dhe cilësive të Tij. Prandaj Ibrahimi alejhi-selam i tha babait të tij:

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَا أَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِي عَنْكَ شَيْئًا

“O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?” 2

Prandaj Teuhidi në adhurim përbëhet nga Teuhid-ur-Rububije dhe Teuhid el-Esma ues-Sifat.


1 “La ilahe ilAllah” do të thotë se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut.

2 19:42.

Shpërndaje: