“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

La ilahe ilAllah përfshin të gjitha llojet e Teuhidit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Fetaua Arkan-il-Islam, fq. 50
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si përfshinë fjala “La ilahe ilAllah” të gjitha llojet e teuhidit?

Përgjigje: Kjo fjalë përfshinë të gjitha llojet e Teuhidit, ose duke përfshirë atë ose duke nënkuptuar. Kur një person thotë ”La ilahe ilAllah”, ajo që shkon në mendje është  Teuhidi në adhurim, i cila gjithashtu quhet edhe Teuhid-ul-Uluhijeh. Ky lloj i teuhidit përfshin edhe Teuhid-ur-Rububijeh sepse askush nuk e adhuron Allahun të Vetmin pa e besuar njëkohësisht Zotërimin e Tij (Rububijeh). Po ashtu përfshin edhe Teuhid El-Esma ues-Sifat sepse njeriu nuk adhuron askënd tjetër përveç Atij që meriton të adhurohet për shkak të emrave dhe cilësive të Tij. Prandaj Ibrahimi alejhi-selam i tha babait të tij:

Ai i tha të atit: “O babai im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?“ Merjem, 19:42

Prandaj teuhidi në adhurim përbëhet nga Teuhid-ur-Rububije dhe Teuhid El-Esma ues-Sifat.

Shpërndaje: