Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lajmi i profetit ﷺ rreth skifterit problematik në Australi

Imam Jahja bin Sheraf en-Nevevi (v. 677)

Burimi: Sherh Sahih Muslim (8/93)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Muslimi ka thënë:

1198 – Harun bin Sa’id el-Ajli dhe Ahmed bin Isa na treguan: Ibn Uehb na informoi: Makhremeh bin Bukajr më informoi, nga babai i tij: E kam dëgjuar Ubejdullah bin Miksam duke thënë: E kam dëgjuar el-Kasim bin Muhammedin duke thënë: E kam dëgjuar Aishen, bashkëshorten e profetit ﷺ, duke thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Katër kafshë të egra duhet të vriten, qoftë kur njeriu është muhrim (në ihram), qoftë kur nuk është në ihram,: Skifteri1, korbi, miu dhe qeni kafshues.”

Esh-Shafi’i ka thënë:

“Kjo do të thotë se lejohet që ato të vriten sepse janë të pangrënshme dhe çdo gjë që është e pangrënshme dhe njëkohësisht nuk riprodhohet vetë, i lejohet muhrimit që ta vrasë këtë lloj kafshë dhe nuk ka detyrë fidjen.’’

Imam Malik ka thënë:

“Atij që është në ihram (muhrimit), i lejohet që të vrasë të gjitha kafshët e dëmshme, ndryshe nga kafshët që nuk janë të dëmshme.”

Dijetarët kanë mospajtim lidhur me kuptimin e fjalës në hadith:  بِالْكَلْبِ الْعَقُو Disa thonë se hadithi i referohet qenit të zakonshëm. Mendimi tjetër është qeni që kafshon pasi çdo kafshë mishngrënëse quhet e tillë الْعَقُو  sipas gjuhës arabe.

Këto kafshë quhen të egra sepse janë dukshëm më të dëmshme sesa kafshët e tjera.

Dobi: Në linkun e mëposhtëm skifteri australian qëllimisht përhap zjarrin, duke marrë thëngjijtë e zjarrit dhe duke i lëshuar në tokat e thata në mënyrë që preja e tyre të dalë në fushë të hapur dhe kështu kapet më lehtë nga zogu (skifteri) grabitqar.


1 Shiko videon: https://www.youtube.com/watch?v=pcIPKIMvxvY&feature=youtu.be

Shpërndaje: