Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mexhmu el Fetaua (vëll 7, fq. 621)
www.perlatmuslimane.com
”Kushdo që thotë që imani i detyrueshëm (el-iman el-uaxhib) arrihet duke mos bërë asgjë nga veprat e obligueshme, pavarësisht nëse ai këto vepra i konsideron të domosdoshme për imanin apo pjesë përbërëse të tij, pasi dallimi është thjesht në shprehje (ndërsa kuptimi është i njëjtë), atëherë ai që thotë një gjë të tillë është në gabim të qartë dhe ky është bidati i Irxhasë ndaj të cilit selefët dhe imamët kritikuan dhe refuzuan me fjalë të ashpra pasuesit e këtij bidati, fjalë të cilat janë të mirënjohura. Dhe midis këtyre veprave të detyrueshme (obligative), falja e namazit është më e madhja, më e njohura, e para dhe më e larta prej tyre.”