Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (2)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A e zëvendëson deterxhenti dheun kur është fjala për të pastruar jargët e qenit?
Përgjigjja: Jo. Ajo nuk e zëvendëson dheun. Dheu ka një tipar me të cilin Allahu e ka lejuar që të likuidojë papastërtitë. Ajo nuk është si deterxhenti. A është e vlefshme për të bërë tejemum me detergjent? A pushon gjendja e papastër? Jo.
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta pastrojë atë (enën) shtatë herë.” Umdetul Ahkam (6).
Ndërsa tek Muslimi: “herën e parë me dhe.”
Abdullah Ibn Mugafel Muzeni -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse qeni pi në enë, lajeni atë shtatë herë, e herën e tetë fërkojeni me dhe.”