Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/12742.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi për spermën dhe medhijun (sekrecioni i hollë dhe i tejdukshëm që del para spermës) që bie mbi rroba, a është e detyrueshme për ta larë atë apo është mjaftueshme për ta spërkatur vetëm me ujë?”
Përgjigje: ”Nëse sperma është e lagur, duhet spërkatur ujë mbi të për shkak të njollosjes. Ndërsa në qoftë se është tharë, atëherë duhet lënë atë sikurse veproi profeti salAllahu alejhi ue selem. Sperma është e pastër, por ajo largohet për shkak të njollosjes.
Pyetje: ”E medhijun?”
Përgjigje: ”Medhiju është nexhis (i papastër), por është një papastërti e butë, kështu që është e mjaftueshme për të spërkatur me ujë.”