“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Lavdia e Zotit mbi Mekën

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Hidajat-ul-Hajara, fq. 129

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prova e katërmbëdhjetë janë fjalët e Tij në profecinë e Isaisë rreth Mekës:

”1Çohu, shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur, dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty.

2Sepse ja, terri mbulon tokën dhe një errësirë e dëndur mbulon popujt; por mbi ty ngrihet Zoti dhe lavdia e tij duket mbi ty.

3Kombet do të ecin në dritën tënde dhe mbretërit në shkëlqimin e daljes sate.

4Ngrej sytë e tu rreth e qark dhe shiko; mblidhen të gjithë dhe vijnë te ti; bijtë e tu do të vijnë nga larg dhe bijat e tua do t`i sjellin në krahë.

5Atëherë do të shikosh dhe do të jesh i kënaqur, zemra jote do të rrahë fort dhe do të hapet sepse bollëku i detit do të vijë te ti, pasuria e kombeve do të vije tek ti.

6Një mori devesh do të të mbulojë, dromedarë të Madianit dhe të Efahut, ato të Seba do të vijnë të gjitha, duke sjellë ar dhe temjan dhe do të shpallin lëvdimet e Zotit.

7Të tëra kopetë e Kedarit do të mblidhen pranë teje, deshtë e Nebajothit do të jenë në shërbimin tënd, do të ngjiten mbi altarin tim si një ofertë e pëlqyer, dhe unë do ta bëj të lavdishëm tempullin e lavdisë sime.”1

Do të thotë ata që janë përgjegjës për Qaben e që janë bijtë e Nebajothit, bijtë e birit të Ismailit (alejhi-selam). Të gjitha këto cilësi dhe tipare janë përmbushur në Mekë. Pasuritë e detit janë transportuar në këtë qytet dhe turmat e deveve e kanë mbuluar atë. Të tëra kopetë e Kedarit janë mblidhur në të dhe ajo është mbuluar nga devetë e rea në moshë që bartin njerëzit dhe ushqimin e tyre. Njerëzit e Sabasë kanë ardhur në të dhe ata janë jemenas.


1 Isaia 60:1-7

Shpërndaje: