Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lavditë e çoroditura të Jusuf Kardavit për Papa Gjon Pali II

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Data e kësaj thënie: 3/4-2005

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=i0PGS-J49hg

Jusuf Kardavi: ”E kemi bërë të zakonshme që në këtë emision, të flasim për dijetarët Islam, kjo, atëherë kur kalojnë nga kjo jetë në atë të amshueshmen. Kurse ne sot jo si zakonisht, do të flasim për një njeri të rëndësishëm, por jo tek myslimanët, por tek të krishterët; shkëlqesia e tij Papa Gjon Pali ll, Papa i Vatikanit- i kishës Katolike.

Ai ishte njeriu më i madh sa i përket mbështetjes në çështjet e fesë katolike. Ai vdiq mbrëmë, e që ky lajm vërshoi në të gjithë botën. Prandaj ndjehemi të obliguar që të shprehim ngushëllimet tona për popullin e krishterë, e posaçërisht ndaj priftërinjve, qofshin ata nga Vatikani apo nga vende tjera të botës, disa nga ata janë nga shokët tanë të cilët i kemi takuar nëpër disa seminare, konferenca e diskutime të ndryshme. Prandaj edhe njëherë u shprehim ngushëllimet tona për shkëlqesinë e tij të cilin, zakonisht e zgjedhin të krishterët nga zgjedhje të lira.

Ne myslimanët, ëndërrojmë që kjo të ndodh edhe tek ne, që dijetarët e umetit të zgjidhin dijetarin e madh apo thënë prijësin suprem të tyre. Kjo të bëhet me zgjedhje të lirë, e jo me caktimin e tij nga ana e ndonjë qeverie, apo shteti të caktuar apo shtetesh të ndryshme.

Shprehim ngushëllimet tona për Papën, i cili mori disa vendime që ia vlen të përmenden dhe gjithashtu të falënderohen. Disa prej myslimanëve ndoshta edhe shprehen se sikur të mos i arsyetonte luftërat e të krishterëve, apo edhe fatkeqësive që po u ndodhin myslimanëve. E siç arsyetonte çifutët, e dikush tjetër shikon në gjëra të tjera… Mirëpo vendimet e tij të përgjithshme dhe sinqeriteti i tij në përhapjen e fesë së tij po ashtu mos-lodhësia, -e gjithë kjo marr parasysh moshën e tij. Ai i bashkoi të gjithë botën islame po në të njëjtën fushë. Ka qenë i sinqertë në fenë e tij e i njohur për palodhëshmëri në përhapjen e fesë së tij, e besimit në misionin e tij.

Kishte edhe vendimet e veta në çështjet politike, që duhet kujtuar gjithnjë nga gjërat e mira të tij, si p.sh. qëndrimi i tij ndaj luftërave në përgjithësi. Ishte njeri i paqes, thirrës në paqe, përkrahës kundër luftës në Irak, po ashtu ishte kundër ndërtimit të murit në tokën palestineze nga ana e çifutëve. Kështu pra kishte qëndrimet e veta sikur këto që i përmendëm, që me të vërtetë ia vlen të mbahen mend e të falënderohet për to.

Ne s’kemi çfarë të bëjmë veçse të lusim Allahun e Lartësuar, që ta mëshirojë e shpërblejë për atë që ka kontribuar në të mirë për njerëzimin, po ashtu për veprat e tij të mira. U shprehim ngushëllimet tona katolikëve në të gjithë botën, po ashtu shokëve tanë në Romë. E lusim Allahun që popullit të krishterët t’u sjell ndonjë njeri të mirë…”

Imam Feuzan në lidhje me thënien e Karadavit

Pyetësi: ”I kam dëgjuar disa thirrës, të cilët bëjnë dua duke kërkuar mëshirë nga Allahu për disa priftërinj të krishterë. A është e lejueshme për të lexuar librat e tyre dhe të marrim dituri nga këta persona, apo jo?”

Imam Feuzan: ”Kërkojmë falje nga Allahu. Thotë Allahu në Kur’an:

مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَن يَسْتَغْفِرُواْ لِلْمُشْرِكِينَ وَلَوْ كَانُواْ أُوْلِي قُرْبَى مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُمْ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ

“Nuk është e drejtë për profetin e as për besimtarët të kërkojnë falje për mushrikët(jobesimtarët) edhe nëse ata janë të afërmit e tyre, pasi u është bërë e qartë atyre se ata me të vërtetë janë prej banorëve të zjarrit.” 9:113

Nuk është e lejuar të lutemi për mëshirë ose falje për jobesimtarët e vdekur edhe në qoftë se ata janë prej të afërmve. E çfarë të themi për tjerët? Ai që vepron kështu, -mos lexo librat e tij vetëm e vetëm që të mos ndikohesh në këtë gjë ose në gjëra tjera. Ky është argument se ai këtë gjë e konsideron të lehtë, ose nuk i intereson fare ta dijë gjykimin mbi këtë gjë.”

 

Shpërndaje: