Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: et-Ta’likat el-Latifah ala Usul-is-Sunneh el-Munifah, fq. 35
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetja 3: A lejohet bërja rukje përmes telefonit?
Përgjigje: Mënyra e bërjes rukje është e njohur, do të thotë që ti bëhet rukje një personi i cili është përpara tij. Dhe nëse është e mundur që ti bëhet rukje atij përmes telefonit, atëherë nuk ka të keqe. Unë nuk mund të shoh pse kjo të mos jetë e lejuar. Sepse qëllimi i përcaktuar është rukja. Nëse ai nuk mund të jetë prezent dhe mundet ti bëje rukje vetëm përmes telefonit, atëherë unë shpresoj që kjo nuk ka të keqe.