Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet të falemi të armatosur? Nëse ka veshur gradët ushtarake a është e detyrueshme për t’i hequr ato gjatë namazit?
Përgjigje: Nuk ka të keqe për tu falur i armatosur në kohë frike.
Allahu (Te ala) e urdhëroi këtë kur Ai tha:
وَإِذَا كُنتَ فِيهِمْ فَأَقَمْتَ لَهُمُ الصَّلاَةَ فَلْتَقُمْ طَآئِفَةٌ مِّنْهُم مَّعَكَ وَلْيَأْخُذُواْ أَسْلِحَتَهُمْ
”Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ua falë namazin, një grup prej tyre le të ngritën për tu falur me ty, duke i bartur armët.” 4:102
Nëse ekziston rreziku që armiku t’i sulmoj muslimanët, ata duhet të falen të armatosur.
Në qoftë se nuk është kohë frike, nuk ka të keqe për tu falur i armatosur nëse arma është e lehtë dhe e pastër. Megjithatë, nuk është e lejuar ta bartë atë nëse ajo është e rëndë apo e ndotur. Sepse arma e rëndë largon vëmendjen nga namazi, ndërsa papastërtitë janë diçka që nuk duhet të jenë të pranishme në namazliun.
Lidhur me gradët ushtarake, nuk është e lejuar të barten ato, qoftë në namaz apo jashtë namazit, në qoftë se ato përbëhen nga imazhe dhe skulptura. Ndërsa falja namazit me to është edhe më e keqe. Ndërsa, në qoftë se ato nuk i kanë asnjërën, atëherë nuk ka të keqe.