Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i lejohet gruas me menstruacione që të qëndrojë në Mas’a?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (7)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdt–15041434.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet gruas me menstruacione që të qëndrojë në Mas’a (vendi mes Safas dhe Meruas)?

Përgjigje: Po. Mas’a nuk është xhami por vetëm një vend për të bërë sa’in. Asaj i lejohet që të bëjë sa’in gjatë periudhës së saj mujore. Nuk është kusht të jesh i pastër gjatë sa’it. Asaj i lejohet të qëndrojë dhe të ulet aty sepse ai vend nuk konsiderohet t’i përket xhamisë. Ai është një vend në vete. Edhe pse ai tani i është bashkangjitur xhamisë gjykimi i tij mbetet si ka qenë.

Shpërndaje: