Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i lejohet gruas me menstruacione që ta bëj sa’in para tavafit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (7)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdt–15041434.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet gruas që të bëjë sa’in para tavafit në qoftë se asaj i vjen periudha menstruale papritmas para ihramit, apo…

Përgjigje: Jo, jo, jo. sa’i është i pavlefshëm para tavafit. Ai që thotë se i lejohet që të fillojë me sa’in e saj, ai ka gabuar. I dërguari ﷺ as nuk e bëri sa’in (pata tavafit) e as nuk e urdhëroi atë. Ai nuk e urdhëroi Aishen që të bëj sa’in para tavafit sepse sa’i bëhet vetëm pas tavafit.

Shpërndaje: