Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A i lejohet gruas që të heq qimet nga fytyra e saj?

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr 1013

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet gruas që të heq qimet nga fytyra e saj?

Përgjigje: Kjo nuk i lejohet. Profeti ﷺ ka thënë:

Mallkimi i Allahut qoftë mbi gratë që i shkulin vetullat të tjerave dhe kërkojnë t’u shkulen vetullat atyre.”

Edhe gruaja që shkul qimet, edhe që gruaja kërkon ti shkulen qimet, që të dyjat bashkëpunojnë në një mëkat shumë të rëndë, i dërguari ﷺ i mallkoi ato në këtë hadith autentik:

Mallkimi i Allahut qoftë mbi gratë që i shkulin vetullat të tjerave dhe kërkojnë t’u shkulen vetullat atyre.”


Hadithi i plotë është: 

“Mallkimi i Allahut qoftë mbi gratë që u bëjnë tatuazhe të tjerave dhe kërkojnë t’u bëhet atyre tatuazh, mbi ato që i shkulin vetullat të tjerave dhe kërkojnë t’u shkulen vetullat atyre dhe që kërkojnë t’u bëhet një hapësirë midis dhëmbëve për hir të bukurisë dhe ndryshojnë krijimtarinë e Allahut.”

Pastaj Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) tha:

“Si të mos e mallkoj dikë që i dërguari i Allahut  e ka mallkuar?” Bukhari (5931) dhe Muslimi (2125).

Shpërndaje: