Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet bërja grim kur të takojë personin që më kërkon për nuse?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (66)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A i lejohet vajzës e cila kërkohet për nuse që të bëjë grim kur të takojë (personin që e kërkon për martesë)?

Përgjigje: Ky është mashtrim. Ajo nuk duhet të zbukurohet. Përveç kësaj ata nuk duhen të bien dakord për shikimin e saj sepse nëse bien dakord të dy palët për këtë, atëherë ajo do të zbukurohet dhe do të shfaq veten në mënyrën joreale. Më së miri është që të shkojë tek ajo befasisht dhe ta shikoj atë tinëzisht. Po!

Shpërndaje: