Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi pa abdes në xhami për të dëgjuar ligjëratën

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehab (9)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf–1431-08-06_0.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A më lejohet të qëndroj në xhami dhe të dëgjoj ligjëratë nëse më prishet abdesi?

Përgjigje: Nuk ka asnjë problem për të qëndruar në xhami pa abdes. Ajo që është e ndaluar është të qëndruarit në xhami kur je në gjendje xhunubi (papastërti e madhe) ose kur gruaja është në ciklin mujor. Në këto raste, qëndrimi në xhami nuk lejohet deri sa të pastrohesh.

Sa i përket abdesit, ai është i rekomanduar, por jo i detyrueshëm për të qëndruar në xhami. Mund të qëndrosh dhe të dëgjosh ligjërata pa abdes. Gjithashtu edhe të flesh në xhami është e lejuar.

Shpërndaje: