Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lëkura e kafshëve të therura për kurban

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=96529
Përktheu: Valdet Gashi
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Tek ne është bërë zakon që lëkurat e kafshëve të therura për kurban t’u jepen xhamive. Ndërsa, administratat e tyre thonë se e kanë ndërmend që lëkurat t’i shesin dhe ato para të fituara të përdoren në të mirë të xhamive. Cili është vendimi mbi këtë veprim? Cili është vendimi që të shiten lëkurat në mënyrë që xhamitë të përfitojnë nga parat dhe të pajisen me gjëra që nuk janë edhe aq të nevojshme?

Përgjigje: Sa për lëkurat e kafshëve të therura për kurban, atëherë themi se lëkurat e tyre ose duhet të përfitojë vetë kasapi sikurse i lejohet atij që të përfitojë nga mishi i kurbanit, ose t’i jepet të varfërve. Ajo nuk duhet të shitet e as t’i jepet dikujt që e shet atë. Janë të varfrit ata të cilëve duhet t’u jepen dhe të përfitojnë nga ato. Gjithashtu, nuk ka asnjë të keqe në qoftë se përfiton nga lëkura vetë ai i cili ther kurbanin për familjen e tij. Ky është mendimi më i saktë në këtë çështje.

Shpërndaje: