“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Lëngu amniotik nuk është prej nifasit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_1130.shtml

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Tre ditë para lindjes, një gruaje i doli lëngu i amniotik dhe përveç kësaj ajo ndjeu dhembje të vogla. A konsiderohet kjo të jetë nifas (gjakderdhje e lindjes)?”

Përgjigje: ”Kjo nuk është nifas. Nifasi është gjak e jo ujë. Gjithashtu (edhe nëse është gjak, e jo ujë), nuk mund të jenë nifas nëse nuk është i shoqëruar me hapje (të qafës së mitrës) në dy apo tre ditë përpara lindjes. Pra, nëse gjaku vije një kohë të gjatë para lindjes, ajo nuk konsiderohet të jetë nifas.

Nifas është gjaku i cili del gjatë lindjes, ose dy-tre ditë para lindjes së bashku me hapje (të qafës së mitrës). Ndërsa lëngu amniotik nuk konsiderohet të jetë nifas.”

Shpërndaje: